bukur ose hiç

shkrime

Burokracia – Eduardo Galeano

09.07.2017 | h. 08:44

Sisto Martinez shërbimin ushtarak e kishte kryer në një lagje të Seviljas.
Në mes të kopshtit të kësaj lagjeje kishte një stol. Pranë stolit një ushtar bënte roje gjithmonë. Askush nuk e dinte përse e bënte rojën. Ditën dhe natën, të gjitha ditët, të gjitha netët, brez pas brezi oficerët u jepnin urdhër ushtarëve dhe ata i zbatonin. Asnjëherë kërkush nuk dyshoi, asnjëherë nuk pyeti kush.
Nëse kështu ishte vepruar gjithmonë, një arsye të fortë duhej të kishte.
Dhe kështu vazhdoi derisa dikush, nuk e mbaj mend se kush ishte gjeneral, apo kolonel, kërkoi të mësojë të vërtetën. Iu desh të kërkonte të gjithë arshivën. Dhe pas një kërkimi të stërgjatë e zbuloi. Përpara 31 vjetësh, 2 muajsh dhe 4 ditësh nj[ oficer kishte urdhëruar një roje të qëndronte pranë stolit të sapolyer me qëllim që asnjë të mos ulej… mbi bojën e freskët.

Përktheu: Flora Nikolla