bukur ose hiç

showbiz

Aktori vdes në sheshin e xhirimit

15.07.2017 | h. 21:30

Aktori 33-vjeçar John Bernecker ka gjetur vdekjen pasi ra me kokë në dysheme nga ballkoni në një lartësi prej 8 metrash, teksa po xhironte pjesë të serialit “The Walking Dead”.

Ai u dërgua menjëherë në spital në Atlanta, ku edhe po bëheshin xhirimet, por nuk arriti dot që t’i mbijetonte plagëve të marra dhe vdiq një ditë më pas.

Skena që do të interpretonte, kishte për qëllim që ai të binte nga ballkoni, por rënia ka qenë e parakohshme dhe jastëku i sigurisë nuk ishte vendosur akoma.

John u përpoq që të mbahej në kangjellat e ballkonit me të dyja duart, por nuk ka mundur dot dhe rënia me kokë ka qenë fatale.

Xhirimet e filmit janë pezulluar.