bukur ose hiç

teknologji

BMW sjell Skype for Business në Serinë 5

17.07.2017 | h. 11:12

BMW në bashkëpunim me Microsoft do të sjellin një risi për makinat. Pasi shtoi funksionalitete komunikimi të Office 365 në Serinë 5 të BMW, kompania solli edhe Skype for Business në sistemin kompjuterik të makinës.

Skype do të integrohet në sistemin iDrive të BMW dhe përdoruesit mund të bëhen pjesë e video konferencave nga makina e tyre si dhe të njoftohen për takimet e ardhshme.

Microsoft tha se konsumatorët e Exchange gjithashtu do të mund të integrojnë kalendarët e tyre, detyrat dhe kontaktet në iDrive.

Shërbimet e reja do të jenë fillimisht të disponueshme në Gjermani, Francë dhe Britani.