bukur ose hiç

lajme

Fshati shqiptar që prodhon 100 tonë rigon në vit

17.07.2017 | h. 12:26

Fshati Xherie, pjesë e Bashkisë Cerrik, është fshati kampion në Shqipëri që prodhon rigon deri në 100 tonë në vit. Kjo nuk është shifër e vogël për një fshat.

Bima medicinale është kthyer në bekim për banorët dhe nga viti në vit po i shtojnë sipërfaqet e mbjella duke u përqendruar vetëm në këtë kulturë.

Aq i rëndësishëm është rigoni për ata, sa krijuan vetë edhe pajisjen për sitjen e tij. Nisur nga rëndësia e bimës, fshati feston edhe “Festën e Rigonit”. Festa mbahet për çdo vit në datën 14 korrik.

Në festën e sivjetme ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë, Altin Toska dhe përfaqësuesit e drejtorisë së bujqësisë. Për fermerët më të mirë u ndanë çmime dhe certifikata mirënjohjeje.