bukur ose hiç

teknologji

HP rikthehet si prodhuesi më i madh i kompjuterave

17.07.2017 | h. 12:04

Tregu i kompjuterave vijon të ketë rënie. Sipas firmës analitike Gartner, shitjet e kompjuterave ishin 61.1 milionë njësi gjatë tre mujorit të dytë të 2017-ës, pika më e ulët që nga viti 2007.

Sipas Gartner, janë çmimet e larta të çipeve të memories të cilat ulën kërkesën në tre muajt e fundit.

HP mban vendin e parë me 12.69 milionë dollarë nga shitjet. HP dhe Dell ishin dy prodhuesit e vetëm që shmangën trendin negativ të rënies së shitjeve.