bukur ose hiç

teknologji

Microsoft sjell GPS për ambientet e brendshme

17.07.2017 | h. 13:03

Një grup specialistësh të Microsoft kanë zhvilluar Path Guide, një aplikacion navigimi për ambiente të brendshme, i cili nuk bazohet në sinjalet GPS apo Wi-Fi.

Përkundrazi, funksionon vetëm duke u mbajtur në duar ndërsa po ecni. Aplikacioni regjistron drejtimet duke përdorur disa sensorë. Ai është në gjendje të regjistrojë edhe numrin e hapave që ju duhen për të arritur destinacionin.

Sapo të keni regjistruar një drejtim, mund ta shpërndani atë publikisht. Path Guide është i disponueshëm vetëm në Android dhe mund ta shkarkoni në këtë moment nga Play Store te ky link: Path Guide