bukur ose hiç

lajme

Ndërpriten 2325 lidhje të paligjshme të ujit

17.07.2017 | h. 13:30

Bashkia e Tiranës vijon aksionin task-force të ujit të pijshëm, dhe që prej nisjes së tij 20 ditë më parë, janë verifikuar 13014 raste dhe janë ndërprerë 2325 lidhje të paligjshme.

Në ditët  e fundit, aksioni është përqëndruar në zonat Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, zona te Pularia, Rr. “M.Grameno”, Rr. “Pashë Hysa”, Rr. “Siri Kodra”, Vilat Selitë, Komuna e Parisit, Yzberisht, Kombinat, si dhe në linjat e transmetimit DN 700, DN 1000 dhe DN 1200.