bukur ose hiç

showbiz

Despacito thyen rekord në YouTube

12.10.2017 | h. 13:38

“Despacito” e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka shkruar historinë, pasi është videoja e parë në botë që ka arritur 4 miliardë shikime në YouTube.

Kënga ka arritur që të thyejë rekordin më të madh në YouTube, duke u bërë videoja e parë në histori që arrin 4 miliardë shikime. Në fakt, videoja është shikuar 4,002,705,832 herë.

“Despacito” është quajtur kënga më e mirë latine dhe kënga e parë latine që thyen rekorde shikueshmërie edhe në SHBA.