bukur ose hiç

lajme

Kapet një rrjet i transportit të mbetjeve kancerogjene

12.10.2017 | h. 17:10

Autoritetet italiane njoftuan kapjen e një rrjeti ku ishin përfshirë kompani kombëtare, që transportonin nga deti drejt vendeve të treta mbetje, kryesisht metale të kontaminuara me PCB.

Poliklorobifenilet (PCB) janë prodhime toksike, të klasifikuara në pjesën më të madhe si kancerogjene të mundshme.

Sipas rojeve bregdetare italiane, që arrestuan shtatë persona dhe sekuestruan miliona euro dhe disa kompani, këto mbetje niseshin me kontenierë nga portet italiane të Civitavecchias, pranë Romës, Livornos dhe Gjenovës, në bregun veriperëndimor dhe Ravenas në bregdetin adriatik.

Kontenierët niseshin drejt porteve kineze, indoneziane dhe pakistaneze.

Kompanitë dhe zyrtarë italianë blinin mbetje industriale dhe i rishisnin, në sajë të certifikimeve të rreme, si lëndë e parë e trajtuar dhe e gatshme për t’u përdorur.

Sipas hetimit të autoriteteve italiane, shifra vjetore e këtij biznesi nga ky trafik arrinte në 46 milionë euro.