bukur ose hiç

teknologji

OnePlus merr të dhëna nga përdoruesit pa dijeninë e tyre

12.10.2017 | h. 10:30

“Prodhuesi kinez i telefonëve OnePlus grumbullon të dhëna nga përdoruesit e tij dhe i transmeton ato tek një server së bashku me numrin serial të secilit prej telefonëve”, tha eksperti i sigurisë kibernetike Chris Moore.

Në janar, Moore detajoi mënyrën sesi telefonët OnePlus me sistemin operativ OxygenOS regjistronin informacione të caktuara, si kur kyçet apo shkyçet ekrani i një përdoruesi, kur hapen, përdoren dhe mbyllen aplikacionet dhe në çfarë rrjetesh Wi-Fi lidhen telefonët.

I gjithë ky proces është standard për OnePlus. Por OnePlus merr edhe numrin IMEI, numrin e telefonit, emrat e kontakteve, pa dijeninë e përdoruesit dhe pikërisht këtu çdo gjë bëhet problematike.

Sipas Moore, kodi i cili kryen këtë proces gjendet në OnePlus Device Manager dhe OnePlus Device Manager Provider. Moore tha se në vetëm 10 orë këto dy aplikacione kishin grumbulluar 16MB të dhëna.

Në një qëndrim zyrtar, OnePlus tha se transmeton analiza te një server në Amazon në dy kanale. Informacionet e grumbulluara në kanalin e parë shërbejnë për të përmirësuar softuerin, ndërsa i dyti përmban informacione të pajisjes të cilat shërbejnë për t’i ofruar suport përdoruesve.