bukur ose hiç

teknologji

Zbulohet telefoni më i ri Android, Nokia 9

12.10.2017 | h. 16:11

Në fillim të këtij viti HMD Global, kompania e cila ka licencën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia, prezantoi katër telefonë ku më afër konceptit të një telefoni Android ishte Nokia 8.

Ditën e sotme u publikua një foto e një tjetër telefoni të rangut të lartë, i cili besohet se është Nokia 9. Fotoja u publikua nga @OnLeaks në Twitter.

Ajo që bie menjëherë në sy është kapaku frontal por edhe i pasmë, të cilët janë të hakuar, një kamerë e pasme me dy sensorë duke na lënë të kuptojmë se ky mund të jetë telefoni më i shtrenjtë Nokia i HMD.

Gjithashtu mund të shikoni lehtësisht një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një portë USB-C e cila mund t’i japë një tjetër goditje fatale kufjeve 3.5 mm tradicionale.

Sa i takon specifikave të harduerit, OnLeaks sugjeron se Nokia 9 ka ekran 5.5 inç Quad HD AMOLED, Snapdragon 835, 4GB RAM dhe 64 ose 128GB memorje të brendshme.

Dimensionet e telefonit janë 140.9 mm x 72.9 mm x 7.5 mm. Çmimi dhe dalja në shitje nuk janë zbuluar ende.