bukur ose hiç

lajme

Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit

13.10.2017 | h. 09:02

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish sot për të vazhduar seancën e ndërprerë ditën e djeshme, pas përplasjeve të opozitës me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por, seanca u hap me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të ish-deputetit dhe ish-ministrit Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Më pas, e mori fjalën deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, për trajtimin e projektligjit për pakicat kombëtare.