bukur ose hiç

lajme

LSI kundërshton projektligjin për minoritetet

13.10.2017 | h. 09:15

LSI e ka hedhur poshtë sot në Kuvend, projektligjin e paraqitur “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha në fjalën e tij se ky është një provokim i rëndë, pasi zhduk kufijtë ndërmjet pakicave dhe etniteteve.

“Ne emër të diskriminimit pozitiv, ligji afron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Deformimet janë aq të mëdha sa të shtyjnë që të dyshosh se nuk jemi para një dokumenti juridik, por një dokumenti politik. Pra, janë zhdukur kufijtë ndërmjet pakicave kombëtare, etniteteve me statuse historike të mjegullta, ndërmjet minoriteteve dhe pakicave kulturore”, tha Vasili.