bukur ose hiç

lajme

Ndërtimi në Vjosë, shkarkime në polici

13.10.2017 | h. 11:14

Shefi i Policisë së Komisariatit Përmet, kryekomisar Gazment Shehu dhe dy vartës të tij janë shkarkuar nga detyra, pasi nuk kanë raportuar tek autoritetet një ndërtim pa leje në në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë.

Ministria e Brendshme thotë në një njoftim se pas analizës për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi administrative dhe penale.

Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

-U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu

-U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara

-U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës

-U dha “Vërejtje me paralajmërim”, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Koço Dafa

-U dha “Vërejtje”, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë.