bukur ose hiç

lajme

BE nuk heq dorë nga kriteret për heqjen e vizave

13.10.2017 | h. 09:54

Bashkimi Europian nuk heq dorë nga demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila zhvilloi disa takime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kosovë.

Gjatë takimit që pati me deputetë të pozitës e opozitës, Apostolova tha se Kosova duhet të punojë në përmbushjen e dy kritereve të mbetura në mënyrë që të arrihet heqja e vizave. Ajo po ashtu foli edhe për sundimin e ligjit, duke thënë se kjo çështje paraqet njërin prej prioriteteve kryesore të Bashkimit Europian.

Apostolova tha se BE-ja do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë progres më të shpejtë në rrugëtimin për luftimin e krimit dhe korrupsionit.