bukur ose hiç

lajme

Video e panjohur e Mbretit Zog me Ministrin amerikan

15.10.2017 | h. 20:06

“Mbreti Zog me Ministrin amerikan Herman Bernstein në Shqipëri, duke shetitur në Durrës.

Filmimet që tregojnë Zogun në lëvizje janë tepër të rralla, por kjo është e veçantë. Është një film pa zë, realizuar me sa duket nga dikush që shoqëronte Ministrin (ambasadorin) Bernstein në vizitë te Mbreti Zog, në vilën e tij buzë detit.

Duhet të jetë bërë mes viteve 1930 dhe 1933, kohë kur Bernsteini shërbente në Shqipëri. Shihni reagimin e Zogut në pozicionin e tij të preferuar me njërën dorë në bel, kureshtar për aparatin që e filmon. Duhet të jetë hera e parë që kemi rast të vëzhgojmë mimikën e Zogut në lëvizje ndërsa filmohet nga afër.

Videoja është nxjerrë nga një material më i gjatë filmik që gjendet në Arkivin e Qendrës së Historisë Hebraike në Nju Jork. Bernsteini, i cili u emërua në Shqipëri nga Presidenti Herbert Hoover, ka shkruar disa libra me vlerë, mes të cilëve “Celebrities of Our Time” – një përmbledhje intervistash me krerë shtetesh dhe figura të tjera të njohura botërore.

Ai njihet gjithashtu si mik i Ajnshtajnit dhe si njeriu që hodhi në gjyq për fyerje industrialistin e famshëm Henry Ford në vitin 1923. Bersteini e fitoi gjyqin dhe gjykata i akordoi 200 mijë dollarë. Ai ka hartuar edhe një biografi në anglisht të Zogut, në bazë të pyetjeve që i dërgoi Mbretit dhe përgjigjeve që mori prej tij”,shkruan Ilir Ikonomi në facebook.

Po i paraqes miqve në FB një filmim, rreth 50 sekonda, besoj të panjohur deri tani.Është Mbreti Zog me ministrin amerikan në Shqipëri Herman Bernstein duke shetitur në Durrës. Filmimet që tregojnë Zogun në lëvizje janë tepër të rralla, por kjo është e veçantë. Është një film pa zë, realizuar me sa duket nga dikush që shoqëronte ministrin (ambasadorin) Bernstein në vizitë te Mbreti Zog, në vilën e tij buzë detit. Duhet të jetë bërë mes viteve 1930 dhe 1933, kohë kur Bernsteini shërbente në Shqipëri. Shihni reagimin e Zogut në pozicionin e tij të preferuar me njërën dorë në bel, kureshtar për aparatin që e filmon. Duhet të jetë hera e parë që kemi rast të vëzhgojmë mimikën e Zogut në lëvizje ndërsa filmohet nga afër. Videoja është nxjerrë nga një material më i gjatë filmik që gjendet në Arkivin e Qendrës së Historisë Hebraike në Nju Jork. Bernsteini, i cili u emërua në Shqipëri nga Presidenti Herbert Hoover, ka shkruar disa libra me vlerë, mes të cilëve “Celebrities of Our Time” – një përmbledhje intervistash me krerë shtetesh dhe figura të tjera të njohura botërore. Ai njihet gjithashtu si mik i Ajnshtajnit dhe si njeriu që hodhi në gjyq për fyerje industrialistin e famshëm Henry Ford në vitin 1923. Bersteini e fitoi gjyqin dhe gjykata i akordoi 200 mijë dollarë. Ai ka hartuar edhe një biografi në anglisht të Zogut, në bazë të pyetjeve që i dërgoi Mbretit dhe përgjigjeve që mori prej tij.

Publié par Ilir Ikonomi sur vendredi 14 novembre 2014