bukur ose hiç

shkrime

Annemarie Zornack – Gruaja e Kapitenit

16.10.2017 | h. 16:16

Gruaja e kapitenit kishte një gurmaz të potershëm dhe ne mendonim se kjo shkaktohej ngaqë ishte pikërisht gruaja e kapitenit. Prej tij kishte mësuar edhe të mallkonte.
Kur donte të shkundte jastëkun, apo kur kërkonte për të pirë diçka – gjithçka kërkohej me këtë ton të ashpër. Megjithatë dhimbjet ajo i duronte… tamam si një burrë, dhe kështu diti edhe të vdesë.
Disa kohë më pas kapiteni u shtrua vetë në spital. Ndryshe nga e shoqja ai fliste me zë të ulët, me ngurrim dhe shqetësohej kur ishte i detyruar të na bezdiste.
Veçanërisht atë e mundonte mendimi se për ku po lundronte. Shqisat e tij turbulloheshin gjithnjë e më tepër. Ngatërronte koshin e letrave me uturakun e të sëmurëve, urinonte në lavaman, krihej me furçën e dhëmbëve dhe fshihej me telin e telefonit.
Shpeshherë shtrembëronte buzët duke parë mjekrën e tij të bardhë, bënte një grimasë dhe rënkonte: “Mami, Mami”.
Por ishte e thjeshtë që ta qetësoje përsëri. Mjaft që t’ia ledhatoje pak flokët dhe t’i thoje me ngulm: “gjithçka është gati kapiten. Kursi është në rregull”.