bukur ose hiç

teknologji

Apple heq komponentët e Qualcomm nga iPhone dhe iPad

31.10.2017 | h. 11:16

Apple ka dizajnuar iPhone dhe iPad të cilët nuk do të përdorin çipet e Qualcomm. Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi me iPhone-t e 2018-ës.

Dy kompanitë janë përfshirë në një betejë gjyqësore lidhur me termat e licencimit të Qualcomm. Qualcomm tha se ende ofron çipet për testimet e Apple me iPhone. Kompania shprehu angazhimin për pajisjet e Apple.

Të hënën, Wall Street Journal raportoi se Apple mund të braktisë çipet e Qualcomm. Analistët thonë se lëvizja e Apple nuk është diçka e papritur.

Edhe pse Qualcomm prej vitesh ka furnizuar Apple me modemë rrjetesh, në vitet e fundit Intel i është bashkuar gjithashtu këtij biznesi fitimprurës.