bukur ose hiç

lajme

Gruevskit i refuzohet kthimi i pasaportës nga Gjykata e Apelit

31.10.2017 | h. 19:09

Ish Kryeministrit të Maqedonisë dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, nuk do t’i kthehet pasaporta. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Shkup pas kërkesës së avokatëve të Gruevskit.

Kryetarja e Gjykatës, Liljana Shopova, e cila ishte gjykatëse kryesore në këshillin për vendimmarrje, ka konstatuar se kërkesa është refuzuar. Avokatët e Gruevskit në mbledhjen e djeshme publike në Gjykatën e Apelit, arsyetuan se kërkojnë t’i kthehet pasaporta sepse i duhet për udhëtim jashtë Maqedonisë, duke e përmendur ftesën që ia ka bërë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Prokurorët nga PSP, ndërkaq, kërkuan që pasaporta të mos i kthehet, sepse sipas tyre, mungesa e tij do të çonte drejt shtyrjes së proceseve që po zhvillohen kundër tij.

Nikolla Gruevski është i akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike.