bukur ose hiç

teknologji

Prezantohet telefoni më i lirë Nokia

31.10.2017 | h. 12:41

HMD prezantoi ditën e sotme telefonin më të lirë Nokia që mund të blini, Nokia 2. Telefoni debutoi në New Delhi të Indisë.

Nokia 2 funksionon me Android 7.1 dhe vjen me premtimin për përditësime mujore sigurie dhe një përditësim në Android 8.0 Oreo.

Pjesa e pasme e telefonit përbëhet nga alumini dhe polikarboni. Nokia 2 premton 2 ditë jetëgjatësi baterie dhe certifikim IP52.

Specifikat e Nokia 2:

Sistemi Operativ: Android 7.1.1 Nougat

Ekrani: 5 inç 720×1280 LTPS LCD Corning Gorilla Glass

Procesori: Snapdragon 212 1.3 Ghz

RAM: 1GB LPPDR3

Memoria e brendshme: 8GB me kartë SD 128GB

Kamera e pasme: 8 megapiksel me autofokus dhe dritë LED

Kamera frontale: 5 megapiksel

Bateria: 4,100 mAh

Dimensionet: 143.5 x 71.3 x 9.30mm

Me një çmim prej 115 dollarësh, Nokia 2 është e disponueshme në tre kombinime ngjyrash: zezë, bardhë dhe bakër. Telefoni është i disponueshëm në dy variante, me një kartë SIM dhe dy karta SIM.