bukur ose hiç

lajme

Shqipëria humb 7 vende në “Të bësh biznes 2018”

31.10.2017 | h. 20:21

Shqipëria humbi 7 vende në renditjen botërore të klimës së biznesit. Në raportin “Të bësh biznes 2018” (Doing Bussines 2018), Banka Botërore e renditi Shqipërinë të 65 në botë për klimën më të mirë të biznesit, ndërkohë që një vit më parë vendi ynë renditej i 58-ti.

Por, sipas raporti, zbritja në klasifikim nuk do të thotë se Shqipëria ka përkeqësuar ambientin e biznesit, sipas Bankës Botërore vlerësimi total për klimën e biznesit në Shqipëri është përmirësuar me 0.96 pikë krahasuar me vjet. Por ekonomitë e tjera kanë shënuar progres më të madh, duke bërë që vendi ynë të humbasë pozicione në klasifikimin final.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet pozitivisht në nisjen e një biznesi, aksesin në kredi, zbatimin e kontratave dhe mbrojtjen e investitorëve.

Por klima e biznesit në Shqipëri, sipas Bankës Botërore penalizohet nga vështirësitë në marrjen e lejeve të ndërtimit, regjistrimin pronës, lidhja në rrjetin e energjisë elektrike si dhe pagesa e taksave.

Sipas raportit, në të katër këto fusha Shqipëria renditet poshtë vendit të 100-të në botë, pasi kuadri problematik ligjor i merr biznesit jo vetëm shumë kohë, por edhe kosto të larta financiare.