bukur ose hiç

teknologji

Zbulohet kanceri me ndihmën e celularit

31.10.2017 | h. 10:04

Një kirgurg ka arritur që të zbulojë kancerin në qafën e tij në mënyrë rastësore duke përdorur një pajisje elektrike me ultratinguj të lidhur me iPhone.

Dr. John Martin përdori një pajisje të re të quajtur Butterfly iQ, një skaner në madhësinë e një makine rroje, që mund të shfaqte imazhet bardhë e zi të trupit në ekranin e Iphone.

Në këtë mënyrë ai vuri re një masë masive kancerogjene. Pajisja mund të përdoret në çdo pjesë të trupit dhe punon duke kapur tingujt në trup.

Butterfly iQ përdoret nga mjekët në spital por edhe nga njerëzit, duke ndihmuar në zbulimin e kancerit lehtësisht në shtëpi.